Ballina Aktualitet “Tmerr! Janë në derë të qendrës shëndetësore”/ Braçe denoncon situatën në Selitë:...

“Tmerr! Janë në derë të qendrës shëndetësore”/ Braçe denoncon situatën në Selitë: Bashkia nuk lëviz qimen e flokut

21
0

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka denoncuar situatën me plehrat në zonën e Selitës, në Tiranë, ku pranë qendrës shëndetësore koshat e mbeturinave janë të papastruara. Aty pranë ndodhen edhe posta e një kopësht fëmijësh.

Deputeti Braçe kritikon Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Shëndetësisë, që nuk kanë marrë asnjë masë, njëri institucion për pastrimin e tjetri si kujdestare për shëndetin publik.

Denoncimi i deputetit Erjon Braçe:

Dita 3 – Selitë, lagjia e qendrës;

Mesa duket në Bashki dhe Ministrinë e Shëndetësise e hanë turpin me bukë!

Koshat dhe plehrat në derë të qendrës shëndetësore, dy hapa nga posta e pesë hapa nga kopështi i fëmijëve; nuk po flas për shtëpitë e familjet se për to s’e vret kush mendjen!

Shikoni, plehrat këtu janë tmerr, por më tmerr është që Bashkia dhe Ministria e Shëndetësisë-si ofruese shërbimi por edhe si kujdestare për shendetin publik, nuk lëvizin as qimen e flokut për këtë tmerr; kanë vapë!