Tre punëtorë, të gjithë rreth të pesëdhjetave, humbën jetën në një aksident në Via San Giacomo dei Capri, në zonën Vomero të Napolit.
Mediat italiane raportuan se punëtorët ranë nga skelat, ndërsa po kryenin punime rinovimi në një ndërtesë gjashtëkatëshe. Të tre ndërruan jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes