Ballina Sport Vllaznia “magjike” në Conference League, fiton ndaj Vikingurit në ndeshjen e parë

Vllaznia “magjike” në Conference League, fiton ndaj Vikingurit në ndeshjen e parë

22
0

Vllaznia fitoi 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League.

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 10-të. Mysafirët nga Islanda ndëshkuan shkodranët me Gunnarsson, i cili realizoi me kokë.

Në pjesën e parë, të besuarit e Edi Martinit provuan të reagojnë dhe goditën dy herë portën e kundërshtarit, por pa mundur dot të finalizojnë si duhet.

Në pjesën e dytë, ishte Bajrami ai që vendosi ekuilibrat, me golin e tij në të 67-tën.

Vllaznia përmbysi ndeshjen me golin e Malës, çerek ore nga fundi. Takimi i kthimit luhet pas disa ditësh.