Ballina Kronika Aksident i rëndë në Memaliaj/ Vdes fëmija 10 vjeçar, plagosen tre të...

Aksident i rëndë në Memaliaj/ Vdes fëmija 10 vjeçar, plagosen tre të tjerë

21
0

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak më parë në aksin nacional Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.

Në aksident janë përfshirë dy automjete tip SUV, një Range Rover me targa shqiptare AB700SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj.

Përplasja fatale ka shkaktuar vdekjen e një fëmije 10-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç në Bashkinë Memaliaj. Po ashtu, tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.