Ballina Lifestyle Me fustan blu dhe shami, Sam Smith tërheq vëmendjen në Londër

Me fustan blu dhe shami, Sam Smith tërheq vëmendjen në Londër

18
0

Sam Smith njihet për stilin e tij të guximshëm dhe aftësinë për të sfiduar normat e modës me pamjet unike që sjell.

Të enjten, këngëtari tërhoqi vëmendjen teksa shijonte një cigare jashtë pub-it The Cow në Notting Hill, i veshur me një fustan të gjatë deri në dysheme, në ngjyrë blu të errët.

Fustani, me mëngë të gjera dhe dekolte të rrumbullakosur, nxirrte në pah tonet e lëkurës në pjesën e sipërme, ndërsa Sam bisedonte me një mik, shkruan “Daily Mail”.

Ai e kishte kombinuar fustanin me një shallvare në të njëjtën ngjyrë, dhe e kishte plotësuar pamjen me një stil që kujtonte modën pirat: vathë të artë me unaza dhe një çantë të vendosur përmes trupit.

Kjo dalje publike përkoi me publikimin e këngës së tij më të re, “To Be Free”.

Artisti e ka publikuar këngën në Instagram javët e fundit, duke e përshkruar si “më shumë se e veçantë për mua”.