Ballina Politika “PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë”, Alimehmeti: Në 2022...

“PD e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë”, Alimehmeti: Në 2022 u premtua starti i ri, nuk ndodhi

18
0

Një nga emrat që spikati për garën e fortë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndonëse nuk e fitoi, Ilir Alimehmeti, në një intervistë me moderatoren e emisionit “Kjo javë” në News24, ka deklaruar se Partia Demokratike vuan sot nga dy “sëmundje”; mungesa e hapjes dhe meritokracisë.

Alimehmeti tha se ndryshe nga çfarë u premtua në vitin 2022, përmes lëvizjes së Foltores për një hapje dhe meritokraci në PD, dhe për një ristartim të forcës më të madhe opozitare në vend, kjo nuk ndodhi, duke sjellë zhgënjim tek mbështetësit e PD.

“Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.

Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022.

Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh.

Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë? Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual”, tha Alimehmeti.

Më tej, ai ka shpjeguar se si mund të ndodhë “fresh start” duke rikthyer shpresën tek elektorati i djathtë.

“Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.

Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja”, tha Ilir Alimehmeti.

Ilir Alimehmeti: Ne kemi një problem me meritokracinë, sa i përket ecurisë ose karrierës patjetër ka një kapital kontributesh që ka gjithsecili, ai familja, ndaj duhet një garantor kontributesh.

Por nga krahu tjetër, kur i afrohemi pjesës së zgjedhjeve, 6 muaj përpara kjo ka nevojë të çiftohet me produktivitet, pasi kontributi është i pamohueshëm, por pa produktivitet kjo nuk të çon në garë si duhet, por shkojmë për të humbur pastaj. Është e nevojshme që të kemi një ekip që të japë shpresën e fitores.

Sa e sëmurë është PD? Ky është problemi kryesor. Kemi 2 elemente kyc. Hapja që ka qenë tejet e vogël. Është si puna e oksigjenimit, nëse s’ke mjaftueshëm, e kemi të domosdoshme, jetike hapjen.

Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.

Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022. Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh. Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë. Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual.

Ka dy mundësira, duke lexuar se cfarë kërkojnë njerëzit e tu, kontributorët e tu, të marrësh vendime në favor të tyre dhe do rritesh e forcohesh, apo kundër tyre, do të rudhesh e do dobësohesh.

Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.

Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja.

Njerëzit kërkojnë hapje, zbatim të meritokracisë por do dhe vetëreflektim. Përgjegjësia kryesore për zgjedhjet ishte e PS, por ishte bipartizan ishte dhe PD këtu. Që të tregosh se ekziston duhet të reflektosh dhe të tregosh si mund ta zgjidhësh. Si mund ti thërrasësh njerëzit pranë teje, duke treguar formulën si do te rregullosh. Pra e njoh gabimin dhe veproj, është shumë e rëndësishme të shohim veten.