Ballina Aktualitet Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

16
0

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën kodrinore të fshatit Shetel, në Shijak.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, duke shkaktuar dëme në natyrë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë situatën nën kontroll.

Sakaq, deri tani nuk raportohet për rrezik ndaj banesave apo jetëve njerëzore.