Këngëtarja e njohur, Soni Malaj, ka ndezur rrjetin me fotografitë e fundit të postuara nga koncerti i saj në Pogradec.
E veshur me një fustan të gjatë të zi transparent, me detaje dantelle dhe prerje të guximshme, ajo tregoi edhe një herë pse konsiderohet si një nga artistet më sensuale dhe më tërheqëse në skenën shqiptare.
Soni ka zgjedhur një stil mjaft provokues, duke kombinuar elegancën me sensualitetin, ndërsa fustani i saj la pak vend për imagjinatë dhe nxori në pah linjat e saj perfekte.
Këngëtarja vazhdon të ruajë një formë të shkëlqyer dhe një energji që i mahnit fansat sa herë ngjitet në skenë.
Soni dëshmoi se vitet nuk e kanë zbehur aspak shkëlqimin dhe aftësinë e saj për të tërhequr vëmendje, përkundrazi, ajo duket më e fuqishme se kurrë.