Ballina Kronika Tiranë/ Arrestohet hajduti ‘serial’ i bizneseve dhe qytetarëve, i sekuestrohen 600 mijë...

Tiranë/ Arrestohet hajduti ‘serial’ i bizneseve dhe qytetarëve, i sekuestrohen 600 mijë lekë dhe 8200 euro

20
0

Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar pasi vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese. U arrestua Skerdilaid Godo.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Tracking”.

Vidhte portofola, celularë, shuma parash, në stacionet e autobusëve dhe në biznese, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Dokumentohen 5 vjedhje të kësaj natyre, të kryera nga ky shtetas, gjatë muajve të fundit.

Sekuestohen rreth 600 000 lekë, 8200 euro dhe 1 portofol i vjedhur.

Shërbimet e Komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve të ndryshëm, për disa raste të vjedhjes kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tracking” si rezultat u kap dhe u vu në pranga shtetasi S. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 47-vjeçari iu vidhte shtetasve të ndryshëm, celularët, portofolat në stacionet e autobusëve dhe shuma parash në biznese të ndryshme.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. P., 51 vjeç, pasi në dyqanin e tij u gjet një aparat celular i vjedhur nga 47-vjeçari.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.