Anglia është kampion i ri i Evropës në konkurremcën e femrave. Vashat angleze shënuan fitore me penallti me rezultat 3:1 ndaj Spanjës.
Ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar baras (1:1), po me të njëjtin rezultat edhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Finalja është zhvilluar në stadiumin “St. Jakop – Park” në Basel.
Në minutën e 25-të futbollistja Caldentey shënoi gol të bukur me kokë në këndin e epërm të majtë pas harkimit t Batlles, 0:1 për Spanjën.
Në minutën e 57-të Russo shtatlarte shënoi gol të bukur me kokën në anën e djathtë ku portierja spanjolle mbetet e shtangur.
Portierja e Anglisë Hampton ka treguar nivel të larttë gjatë ndeshjes dhe priti dy penallti.
Anglia e mbrojti titullin e kampiones.
Për Anglisnë shënuan Greenwood, Charles e Kelly; dështuan Mead; Williamson dhe për Spanjën shënoi Guijarro, dështuan Caldentey, Bonmat, Paralluelo.