Modelja dhe ylli i revistës Sports Illustrated, Brooks Nader, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë një feste luksoze në Saint-Tropez, pas një momenti provokues që lidhej me veshjen e saj.
E veshur me një fustan ultra të ngushtë dhe me prerje të theksuara, Nader pësoi një problem të papritur me veshjen, që për pak sa nuk i ekspozoi më shumë se sa kishte planifikuar. Incidenti ndodhi teksa modelja po largohej nga ambienti i festës, nën blicet e paparacëve.
Pavarësisht momentit të sikletshëm, Nader e përballoi me shumë qetësi dhe vetëbesim, duke e kthyer situatën në favorin e saj, si një profesioniste e vërtetë e pasarelave.
Festa luksoze në rivierën franceze mblodhi shumë fytyra të njohura të modës dhe showbiz-it, por Brooks Nader ishte padyshim një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes.