Ngjarja e rëndë në një hotel në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një kamarier u dhunua brutalisht nga ish-shefi i qarkullimit Ardian Isufi dhe Leart Bimo, një person me precedentë penalë, ka shkaktuar zemërim të gjerë publik. Shkak për konfliktin absurd u bë një shishe uji, ndërsa dhuna ndodhi në sy të klientëve dhe turistëve, të cilët u larguan menjëherë nga ambienti.
Pamjet e incidentit u bënë virale dhe nxitën reagime të forta, mes tyre edhe gazetari Olti Curri, i cili në një postim të drejtpërdrejtë dhe ironik në rrjetet sociale shkruan:
Curri i referohet me ironi realitetit ku të rinjtë e ndershëm përballen me arrogancën e të fortëve, ndërsa drejtësia shpesh mbyll sytë. Ai shton se kjo nuk është thjesht një goditje fizike ndaj një kamarieri, por një simbol i dhunës sistematike që ushtron shoqëria ndaj të rinjve që përpiqen të jetojnë me punë të ndershme.
Ngjarja ka rihapur diskutimin për sigurinë në vendet e punës dhe për klimën e frikës e padrejtësisë që i shtyn të rinjtë të largohen nga Shqipëria.