Ballina Politika HIPOKRIZIA/ ‘Kohë e vështirë në gjithë Europën’, Rama flet si lider ndërkombëtar:...

HIPOKRIZIA/ ‘Kohë e vështirë në gjithë Europën’, Rama flet si lider ndërkombëtar: Ndërkohë zjarrfikësit i ka lënë me shkurre, në luftë me flakët

14
0

Ndërkohë që Shqipëria është nën pushtetin e flakëve nga Jugu ne Veri kreu i qeverisë është kujtuar më në fund të reagojë në rrjetet sociale. Nuk flet për asnjë ndjesë që i ka lënë zjarrfikësit me ato mjete dhe me ato pak mundësi për të luftuar flakët për kujtohet se zjarre ka edhe ne Evropën mesdhetare. Është lider ndërkombëtar prandaj kujdeset edhe për atë që ndodh në botë.

Qytetarët dhe forcat e ndihmës kundër zjarreve shuajnë flakët me shkurre kurse kreu i qeverisë përveç se përdorte helikopterin e ushtrisë për shëtitje personale ne Vlorë tani kujtohet ti falënderojë ata që po perbalnle me ferrin e flakëve.

Zjarrfikësit janë vetëm e përballë kanë flakët e tmerrshme ne te gjithë Shqipërinë. Ndërkohe qeveria e Ramës investon për satelitë e paguan miliona euro pa asnjë lloj leverdie për këtë vend dhe e ka lëne sistemin e luftës kundër zjarreve me ca makina të vjetra e ma ca mjete rrethanore. Po të mos kishte qenë ndihma e Evropës me siguri që situata do të ishte vërtet një katastrofe. Dhe nuk e dimë se çfarë mesaazhi do të kishte shkruar kreu i qeverisë e cili nuk dihet se ku po bën plazh e po shijon zjarret e Mesdheut për të cilat shqetësohet aq shumë, ne pamjet që sjellin mediat.

Ja edhe postimi i plotë:

MIRËMËNGJES dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë.