Ballina Rajoni Kroaci – Përmbytje në disa zona të vendit

Kroaci – Përmbytje në disa zona të vendit

13
0

Pjesë të Kroacisë u goditën nga një stuhi me shira që shkaktuan përmbytje.

Ndërkohë, në afërsi të Karlovacit dhe Loshinjit ra edhe breshër, ndërsa një sasi e madhe shiu ra në Cres, raportojnë mediet kroate.

Administrata e qytetit të Dubrovnikut kishte lëshuar një njoftim ku thuhej se Shërbimi Meteorologjik dhe Hidrologjik Kroat (DHMZ) ka dhënë një paralajmërim për mot të keq për zonën e Dubrovnikut, sipas dubrovniktimes.com.

Sipas njoftimit, ekziston mundësia e stuhive të izoluara, ndërsa gjatë natës nga e shtuna në të diel priten reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe kushte të rënda atmosferike.

DHMZ paralajmëron se mund të shkaktohen dëme në prona, përmbytje të menjëhershme lokale, shpërthime ere me forcë stuhie si dhe breshër.

Po ashtu, janë të mundshme ndërprerje të aktiviteteve në natyrë dhe të transportit