Si Lionel Messi ashtu edhe Jordi Alba janë pezulluar me nga një ndeshje për shkak të mungesës së tyre në ndeshjen All-Star të MLS.
Pas barazimit 0-0 të Inter Miamit ndaj Cincinnati, trajneri Javier Mascherano kritikoi MLS-në për pezullimin e Lionel Messit dhe Jordi Albas si ndëshkim për mungesën në All-Star Game.
Trajneri argjentinas vuri në pikëpyetje mënyrën se si liga e menaxhoi situatën, veçanërisht pasi komisioneri Don Garber kishte lavdëruar publikisht ndikimin pozitiv të Messit në MLS ditën e mërkurë dhe kishte përmendur ngarkesën e madhe të dy lojtarëve si faktor.
Megjithatë, pezullimet u konfirmuan të premten pasdite.
“Me siguri më keni dëgjuar ta them shpesh. Është shembulli që u jap lojtarëve të mi, përqendrohuni te gjërat që mund të kontrolloni. Duhet të shfrytëzoj në maksimum burimet që kam në dispozicion”.
“Nuk kam ardhur këtu për të kritikuar MLS-në apo rregullat e saj. Nuk jam aspak dakord me këtë vendim, por jemi përshtatur. E meritonim të fitonim, dhe tani shohim përpara”.
Mascherano gjithashtu beson fort se pezullimi nuk do të ishte marrë nëse Inter Miami do të luante në transfertë dhe jo në shtëpi.