Erand Sojli, Big Basta, Marjana Kondi, Ilnisa Agolli dhe Livia Brunga — emra të njohur për publikun nga spektaklet “Ferma VIP” dhe “Big Brother VIP” — janë parë bashkë këtë fundjavë në një ambient të mbyllur.
Në një video të publikuar nga Vip Magazine, ata shihen në dhoma të ndryshme dhe më pas thirren me zë: “Banorë/fermerë të gjithë në Living”.
Videoja përfundon me mbishkrimin “To be continued”, çka ka mjaftuar për të ngritur dyshime për një projekt të ri në horizont.
Pritet që detaje të tjera të publikohen ditët në vijim.