Ballina Sport Reali e mendon dyshen Haaland-Mbappe

Reali e mendon dyshen Haaland-Mbappe

14
0

Real Madridi është duke u përgatitur për ofensivën e së ardhmes dhe presidenti Florentino Perez ka një ide interesante, të bashkojë dy nga yjet më të mëdhenj të futbollit modern, Erling Haaland dhe Kylian Mbappe, për të krijuar një dyshe sulmuese që mund të bëjë histori.

Sipas “Cadena SER”, ‘Los Blancos’ kanë nisur të shqetësohen për situatën kontraktuale të Vinicius Jr. Kontrata aktuale e brazilianit përfundon në vitin 2027, por rinovimi duket larg.

Vinicius kërkon të barazohet në paga me Mbappe – nëse jo ta kalojë atë – por klubi madrilen nuk është i gatshëm të përmbushë këto kërkesa financiare.

Kjo përplasje e mundshme mund të çojë drejt një largimi të yllit brazilian, ndoshta që verën e ardhshme, me destinacion që nuk përjashtohet të jetë Arabia Saudite, që mbetet aktive në gjuetinë e yjeve të mëdhenj evropianë.

Në rast të tillë, Perez do të intensifikonte përpjekjet për të siguruar shërbimet e Haaland. Sulmuesi norvegjez ka një klauzolë lirimi prej 200 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Premier League – dhe Real Madrid është gati të përfitojë nga kjo dritare, duke synuar një tjetër goditje galaktike në afatin kalimtar.