Ballina Kronika Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në Memaliaj, arrestohet...

Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 4 të plagosur në Memaliaj, arrestohet 38-vjeçari ukrainas

0
8

Arrestohet shoferi ukrainas për aksidentin e djeshëm teksa humbi jetën një fëmijë në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” dhe u dëmtuan lehtë 4 të tjerë.

Policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit të përfshirë në këtë aksident, shtetasin ukrainas V. T., 38 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.