Ballina Politika “Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”, Këlliçi bën deklaratën ‘bombë’: Ja kush...

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”, Këlliçi bën deklaratën ‘bombë’: Ja kush do e fusë në burg

28
0

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund të arrestohet për korrupsion para se të shkelë në Parlament dhe të nisë mandatin e tij të parë si deputet, në shtator.

“Prisni edhe një muaj e pak dhe do të shihni, edhe skandalet e reja të qeverisë, edhe denoncimet e reja, do të shihni edhe çështjet e reja që do të ngrejë opozita… Nuk e dimë a do të ketë kohë që të futet në Parlament në shtator, apo do të arrestohet para shtatorit?”, tha Këlliçi në një emision televiziv.

I pyetur se kush do ta arrestojë, Këlliçi u përgjigj: “Oreksi i Edi Ramës. Sa herë i është dashur, çdo dy tre muaj… Nuk të bën përshtypjen që Erion Veliaj në përgjime thotë që Agron Malaj dhe Tërmet Peçi po bëhen deputetë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe kështu duhet të vepronte edhe ai. Por për ata kështu kishte vendosur Rama, për Veliajn kishte vendosur që duhet të bëjë burgun edhe për shokët”.