Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.
Në pranga është vënë shtetasi, B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra” të këtij qyteti.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 55 vjeç, banues në lagjen “Gurra”, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe”, bëri me dije policia.