Ylli i “Coronation Street”, Jack P. Shepherd, u martua me partneren e tij Hanni Treweek në një ceremoni madhështore në Katedralen e Mançesterit të shtunën.
Çifti, i rrethuar nga miq, familjarë dhe kolegë, shkëmbyen puthje pasionante pas ceremonisë, ku mbi ta ranë konfeti të bardha.
Jack, 37 vjeç, i njohur për rolin e David Platt, mbërriti me stil në një mustang të kuq, shoqëruar nga nëna dhe djali i tij Reuben, shkruan DailyMail.
Hanni, 35 vjeçe, shkëlqeu me një fustan elegant të bardhë me detaje dantelle dhe vello të gjatë.
Në ceremoni morën pjesë edhe shumë aktorë të “Coronation Street”, përfshirë Lucy Fallon, Tina O’Brien, Julia Goulding, Samia Longchambon dhe të tjerë.
Jack kishte zbuluar më parë se pjesëmarrja e tij në “Celebrity Big Brother” kishte qenë për të mbledhur fonde për dasmën, dhe burime pranë çiftit tregojnë se ata kishin investuar shumë për ta bërë këtë ditë të veçantë një përvojë të paharrueshme.
Pak kohë më parë, Hanni festoi me shoqet e saj në një darkë në restorantin The Ivy, duke u përgatitur për ditën e madhe që tashmë është realizuar me sukses