Al-Nassr nuk po ndalet me përpjekjet për të përforcuar skuadrën dhe tani ka vënë në shënjestër mbrojtësin e majtë të Chelseat, Marc Cucurella.
Sipas “Marca”, klubi saudit është i interesuar seriozisht për spanjollin 27-vjeçar, i cili shihet si një alternativë e fortë për të forcuar repartin defensiv.
Një ofertë zyrtare nga Al-Nassr pritet t’i dorëzohet së shpejti klubit londinez, dhe besohet se do të jetë e “vështirë për t’u refuzuar”.
Megjithëse Cucurella preferon të qëndrojë në Ligën Premier, interesimi nga Arabia Saudite po vjen me premtime konkrete dhe rol lideri në skuadër.
Nga ana tjetër, trajneri i ri i Chelseat, Enzo Maresca, e konsideron lojtarin një element kyç për sezonin e ardhshëm.
Al-Nassr po punon paralelisht edhe për transferimin e Joao Felix, duke synuar dy goditje të bujshme nga Chelsea këtë verë.
Cucurella iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2022 dhe ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2028.