Mesfushori i njohur shqiptar, Granit Xhaka, pritet të jetë lojtari më i ri i Sunderlandit. Klubi anglez, siç raporton gazetari Fabrizio Romano, ka arritur marrëveshje të plotë me Bayer Leverkusen për transferimin e 31-vjeçarit, me vlerën e marrëveshjes që kap shifrën e 20 milionë eurove. Xhaka pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me “Black Cats”, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në qershor të vitit 2028.
Ky është një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në Angli, jo vetëm për vlerën, por edhe për emrin dhe peshën që bart Xhaka në futbollin ndërkombëtar. Ish-kapiteni i Arsenalit dhe një prej liderëve të Kombëtares së Zvicrës, do të rikthehet kështu në futbollin anglez pas një periudhe të suksesshme në Bundesliga me Bayer Leverkusen.
Xhaka do të udhëtojë sot drejt Anglisë për t’iu bashkuar ekipit të ri dhe për të kaluar testet mjekësore para zyrtarizimit të plotë.
Ky transferim vjen pas javësh të tëra spekulimesh, ku për të kishte shprehur interes edhe gjigantët italianë si AC Milan dhe Inter. Mediat në Itali raportuan për një garë të ngushtë mes dy klubeve të Serie A për të siguruar shërbimet e mesfushorit, por në fund ishte Sunderland që lëvizi më shpejt dhe më konkret për të bindur Leverkusenin dhe vetë