Ballina Politika Aulon Kalaja përsëri në SPAK/ Kallëzoi vjedhjen e votave brenda partisë, kërkon...

Aulon Kalaja përsëri në SPAK/ Kallëzoi vjedhjen e votave brenda partisë, kërkon rinumërim e kutive të Durrësit

18
0

Kandidati i opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, u paraqit sot (28 korrik) në Prokurorinë e Posaçme.

Thirrja e tij ka të bëjë me kallëzimin që përfaqësuesi i PD-ADSHM depozitoi në SPAK ditë më parë, ku kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit për rinumërim, pasi pretendon se i kanë vjedhur votat brenda partisë për kandidatët, duke favorizuar ish-prokurorin e shkarkuar nga Vettingu, Arjan Ndoja.

Kalaja kërkon nga SPAK që të hetojë vendimin e paligjshëm të KAS, i cili mori vendimin për të rinumëruar pothuajse dyfishin e kutive që kaloi në proces dhe për shkak të trendit të lartë të tjetërsimit të votave të kandidatëve, e ndërpreu procesin.

Kalaja që ka aktualisht rreth 900 vota diferencë me Ndojën pas rinumërimit të mbi 150 kutive të Durrësit, e ka ngushtuar diferencën dhe thotë se ka prova të tjera me filmime ku shfaqen tjetërsime masive votash nga një kandidat te tjetri. Ai kërkon rinumërim edhe të kutive të tjera.

Më herët ai kishte bërë kallëzim edhe ndaj qeverisë për vendimin e faljes së gjobave para zgjedhjeve, por SPAK u shpreh se nuk ka vepër penale.