Ballina Aktualitet BE financon FA me 15 milionë euro, Gonzato: Shqipëria, partner i afërt...

BE financon FA me 15 milionë euro, Gonzato: Shqipëria, partner i afërt dhe i qëndrueshëm

17
0

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, e ka quajtur Shqipërinë një “partner të afërt dhe të qëndrueshëm” për politikën e jashtme dhe sigurinë e bllokut europian.

Postimi i tij i fundit në rrjetin social Twitter mori për referencë një njoftim të fundjavës, kur Këshilli i Bashkimit Europian miratoi paketën e dytë të asistencës për Forcat e Armatosura Shqiptare.

15 milionë euro u ndanë për vendin nga Mekanizmi Europian për Paqen, duke e çuar në 28 milionë euro totalin e ndihmës për Shqipërinë.

Një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit BE–Shqipëri në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Shqipëria është një vend partner i afërt dhe i qëndrueshëm i Bashkimit Evropian në politikën e jashtme dhe të sigurisë,” shkroi ambasadori Gonzato.

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kalla, po ashtu e konsideroi Shqipërinë një kontribues të rëndësishëm në operacionet e BE-së, duke qenë edhe aleat i NATO-s.

Forcimi i bashkëpunimit për sigurinë dhe mbrojtjen me Shqipërinë forcon drejtpërdrejt stabilitetin, sigurinë dhe paqen e Europës,” theksoi znj. Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, njëkohësisht edhe presidentja e Këshillit të Punëve të Jashtme.

Marrëveshja për një partneritet të ri BE–Shqipëri në fushën e sigurisë u firmos në nëntor të vitit 2024, ndërsa në prill 2025 filloi Dialogu i përbashkët për Sigurinë dhe Mbrojtjen. Ndihma e parë prej 13 milionë euro iu shpërnda Shqipërinë në korrik 2024 nëpërmjet Mekanizmit të krijuar rreth tri vite më herët, në vitin 2021.