Mbrëmjen e djeshme gjatë një interviste në televizionin A2 CNN, Belind Këlliçi deklaroi se shumë shpejt, ndoshta pa u mbledhur parlamenti SPAK do të arrestojë deputetë të zgjedhur të PS si Tërmet Peçi, etj.
Por këtë të martë drejtuesi i emisionit të njohur politik “Çim Peka Live”, ka shpërthyet ashpër kundër këtyre deklaratave të Këlliçit.
Ai akuzon se ka deputetë të opozitës që po sillen si “gazetarë kronike” dhe jo si politikanë, duke bërë pikërisht atë që do Rama me Dumanin.
Shënimi i plotë i Çim Pekës
Deputetet e opozites si “gazetare kronike” dhe SPAK si “burim informacioni” brenda Akademise Kriminale te PS!
Partia Socialiste vertete eshte nje “Akademi Kriminale”, por ne llojin e tyre jane te disiplinuar. Nderkohe opozita dhe deputetet e saj duhet te kuptojne te sillen si “Akademi Politike” dhe jo si gazetare kronike qe na njoftojne per “arrestimet” sipas burimeve te tyre ne Shtator apo Tetor.
Deputetet e opozites kur ta kuptojne qe SPAk ishte thjeshte OFL e radhes ne sherbim te zgjedhjeve per Ramen, duhet ta ndajne mendjen nese jane me demokratet qe i votuan apo me diplomatet qe i ftojne per kafe dhe ju thone se:
“Opozita ka te drejte, por Rama ka blere shefat tane ne kancelarite perendimore e nuk kemi cfare bejme”!
A e dini qe diplomatet e huaj tani thone neper takime formale se:
“Nuk jemi te interesuar me per denimet e politikaneve por per denimet e grupeve kriminale, se Presidenti Trump i ka shpallur grupe kriminale”?
A e kuptoni qe kur silleni si gazetare kronike me burime nuk silleni si deputet opozite por fiks sic i duheni Rames dhe Dumanit.
I jepni ze narratives se SPAK po punon.
SPAK po punon, por jo si institucion qe lufton korrupsionin por si pjese e “Akademise kriminale te PS. Po nuk e kuptuat kete dhe po nuk sollet mbi kete realitet, jeni fiks pjesa qe i duhet Rames ne “opozite”.
Bete protesta 3 muaj per “5D” para Bashkise, beni proteste 3 muaj para Kryeministrise per “5M” (Rama-Bela-Balla-Manasterliu-Krifca”, dhe shikojeni a vepron SPAK!?
PS: Kisha rene dakort ne nje takim ne dukje korrekt me Dumanin qe pas zgjedhjeve do vinte ne interviste live, dhe une i lire t’i beja te gjitha pyetjet. Sigurisht qe e dija rezultatin, qe pas zgjedhjeve do kalonte ne heshtje. Nuk mund te perballet ne nje interviste pa kompromise edhe po te marre te gjithe prokuroret e SPAK. Edhe ata qe ndiqnin intervisten e pare te Ahmetaj me wiski perpara dhe te lehtesuar ne fund qe nuk tha emra. Nuk dalin dot ne nje perballje te vertete. Se te nesermen nuk jane me prokurore, te pakten jo per opinionin!