Ballina Europë ​Detajet më të reja nga përmbysja e trenit në Gjermani

​Detajet më të reja nga përmbysja e trenit në Gjermani

21
0

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur rëndë pasi një tren pasagjerësh doli nga binarët në Gjermaninë jugore.

Policia federale dhe lokale thanë se shkaku i aksidentit pranë Riedlingen, afërsisht 158 km në perëndim të Munihut, mbetet nën hetim.

Rreth 100 persona ishin në bord të trenit në kohën e aksidentit, i cili ndodhi në orën 18:10, raporton kp.

Një zëdhënës i policisë federale konfirmoi për mediat se katër persona kanë vdekur dhe se “disa të tjerë janë lënduar”.