Ballina Kronika Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

28
0

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje qe degradoi deri ne përdorimin e armeve te ftohta.

Burime nga policia thonë se ngjarja ka ndodhur rreth ores 15.00 të mesdites se kesaj te hene ne qender te qytetit te Durresit ne sheshin “Pranvera”.

Në vendin e ngjarjes kane mbërritur disa patrulla policie dhe nja autambulance qe transportoi drejt spitalit te Durresit te plagosurin.

Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqeruar autorin e dyshuar te cilin po e pyet ne lidhje me motivin e konfliktit dhe dinamiken e ngjarjes.

Informacioni Policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.