Emily Ratajkowski tërhoqi vëmendjen në një darkë intime në Hamptons, ku festoi fushatën e re të Gucci-t me një fustan elegant të zi, të ngushtë pas trupit dhe me një prerje të thellë deri në kofshë.
Veshjen e kombinoi me këpucë me shkëlqim dhe syze dielli të markës, duke përfunduar pamjen me një çantë klasike Gucci.
Gjatë promovimit të serialit të ri të Netflix-it Too Much, modelja 34-vjeçare foli në emisionin Today për jetën si nënë beqare dhe për rëndësinë e komunitetit femëror, shkruan DailyMail.
Ajo theksoi se me kalimin e kohës ka mësuar të mbështetet më shumë tek gratë dhe njerëzit queer.
E pyetur për komentet rreth “zhvlerësimit të burrave”, ajo u përgjigj me humor: “Fëmijët thonë decentralizim”.
Ratajkowski u nda nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard në 2022 dhe ka një djalë me të.
Në tetor të po atij viti, ajo la të kuptohej se është biseksuale përmes një videoje virale në TikTok, dhe më vonë për Harper’s Bazaar u shpreh: “Nuk besoj vërtet te njerëzit heteroseksualë… Dua të jem e lirë të jem vetvetja pa u gjykuar”.