Ballina Kronika Jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike, 52-vjeçarja ndërroi jetë...

Jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike, 52-vjeçarja ndërroi jetë nga asfiksia!

22
0

Kozeta Teço është 52-vjeçarja që humbi jetën si pasojë e asfiksisë nga zjarri në banesën e saj në Pogradec.

Mësohet se gruaja jetonte e vetme dhe në kushte tepër të vështira ekonomike. Ajo nuk ka pasur fëmijë dhe nuk ishte as e martuar.

Burimet bëjnë të ditura se 52-vjeçarja financiarisht ndihmoje nga motra e saj, pasi ishte në kushte të vështira.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të hënë në qytetin e Pogradecit, ku banesa e saj u përfshi nga flakët. Për pasojë gruaja humbi jetën pasi u askfiksua.

Pogradec / Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.