Ballina Bota Katër të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kinën veriore

Katër të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kinën veriore

21
0

Shirat e rrëmbyeshëm u intensifikuan rreth Pekinit dhe provincave të afërta të tij, me katër persona të vrarë në një rrëshqitje dheu në Hebein verior dhe tetë të zhdukur, ndërsa autoritetet paralajmëruan për përkeqësim të kushteve dhe rritje të rreziqeve nga fatkeqësitë në ditët në vijim.

Autoritetet zhvendosën më shumë se 4,400 persona ndërsa shiu kolosal vazhdoi të godiste zonën periferike të Miyun në Pekin duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje dheu dhe duke prekur shumë fshatra.

Ndërprerjet e energjisë elektrike po prekin gjithashtu më shumë se 10,000 njerëz në zonë, shkruan Reuters.

Kina Veriore ka parë reshje rekord në vitet e fundit, duke i ekspozuar qytetet me popullsi të dendur, përfshirë Pekinin, ndaj rreziqeve të përmbytjeve.

Disa shkencëtarë e lidhin rritjen e reshjeve në veriun zakonisht të thatë të Kinës me ngrohjen globale.

Observatori Qendror Meteorologjik i Kinës tha se reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë të përmbysin Kinën veriore gjatë tre ditëve të ardhshme.

Pekini lëshoi alarmin e nivelit më të lartë për përmbytje.

Ndryshe, stuhitë janë pjesë e një modeli më të gjerë të motit ekstrem në të gjithë Kinën për shkak të musoneve të Azisë Lindore, të cilat kanë shkaktuar ndërprerje në vend.