“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që i dha mandatin e fituar në qarkun Tiranë vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.
Sipas “Shqipëria Bëhet”, vendimi i KQZ-së bie ndesh me qëndrimin zyrtar të kësaj force politike, e cila i kishte paraqitur komisionit qëndrimin për njohjen e dorëheqjes së disa kandidatëve, përfshirë dhe Kleana Xhuvelin.
Në vend të saj, sipas këtij subjekti, mandati i deputetit duhet t’i kalonte Adriatik Lapajt, si kandidati i radhës në listë, i cili nuk kishte hequr dorë dhe kishte marrë mbështetje të gjerë qytetare.