Partia e Lirisë, përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Tedi Blushi ka bërë bilancin e dëmeve financiare të shkaktuara nga zjarret në vend.
Sipas Blushit, 80 milionë euro është fatura nga zjarret.
“Nga Veriu në Jug, mbi 12 mijë hektarë pyje, kullota, pemishte dhe prona publike janë kthyer në hi. Nga një përllogaritje e përafërt mbi bazën e kostos së ripyllëzimit, vlerës së lëndës drusore të djegur, kostos së degradimit të tokës dhe të tjera, dëmi ekonomik nga zjarret deri më tani rezulton përafërsisht 80 milion euro, vlerë e cila rritet çdo ditë.” – u shpreh Blushi i Partisë së Lirisë.