Ballina Kronika Plagosje në mes të ditës në Vlorë, policia në vendngjarje

Plagosje në mes të ditës në Vlorë, policia në vendngjarje

13
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, ku një person është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa i plagosuri, një 25-vjeçar, është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që çoi në përdorimin e armës së ftohtë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Gjendja shëndetësore e të riut nuk dihet ende, ndërsa uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.