Ballina Aktualitet Rrugorja në Tiranë / Publikohet bilanci i javës: 54 shoferë të akuzuar...

Rrugorja në Tiranë / Publikohet bilanci i javës: 54 shoferë të akuzuar dhe 39 të arrestuar

15
0

Policia Rrugore e Tiranës ka marrë nën hetim gjatë një jave aksione në akse të ndryshme 54 shoferë të dyshuar për shkelje të ndryshme të Kodit, nga të cilët 39 janë arrestuar, kurse 65 automjete janë hequr me vinç pasi ishin parkuar gabim.

Drejtuesit akuzohen për parkime të gabuara, zënie të korsive të emergjencës, shpejtësi dhe alkool, apo aksidente.

“Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet, të mbështetura edhe nga denoncimet e qytetarëve në numrin 112, për të ndëshkuar çdo rast që cënon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në rrugë. Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në çdo kohë, me fokus verifikimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë rrugore”, bëri me dije Rrugorja ditën e sotme.

“Respektoni sinjalistikën rrugore dhe parkoni vetëm në vendet e lejuara, për të mos penguar qarkullimin dhe për të garantuar sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës”.

Rezultatet e aksonit gjatë javës:
– 54 shtetas janë proceduar penalisht, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, për parkim të gabuar në rrugë dhe korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët dhe transportin publik;
– 39 shtetas janë arrestuar/proceduar për vepra të ndryshme penale;
– 65 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës