Ballina Kronika Shpërndante doza kanabisi në Tepelenë, arrestohet 53-vjeçari! I gjendet drogë edhe në...

Shpërndante doza kanabisi në Tepelenë, arrestohet 53-vjeçari! I gjendet drogë edhe në banesë

18
0

Një 53-vjeçar që ishte përfshirë në shitjen e drogës në doza në Tepelenë ka rënë në prangat e policisë.

“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që shiste doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, në Tepelenë, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Dealer”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Q. Ç., 53 vjeç, banues në Tepelenë”, bëri me dije policia vendore.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, 53-vjeçarit iu gjetën sasi kanabisi, gati për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen doza të lëndës narkotike dhe celulari i të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për hetime të tjera dhe zbardhjen e ngjarjes.