Ballina Kronika Vranë kryefamiljarin, Gjykata cakton masën e sigurisë arrest me burg, për vajzën...

Vranë kryefamiljarin, Gjykata cakton masën e sigurisë arrest me burg, për vajzën dhe gruan e viktimës bashkë me Doganin

20
0

Në pranga janë vënë vajza e viktimës, 26-vjeçarja Emalinda Rama, bashkëshortja e tij, Valbona Rama, si dhe Çlirim Dogani, i cili dyshohet se ka pasur një lidhje intime me të bijën e viktimës.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për tre të dyshuarit në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama.

Raportohet se të tre të akuzuarit kanë mohuar krimin para gjykatës. Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik, ndërsa hetimet kanë zbuluar elemente që çojnë në dyshime për bashkëpunim mes tre të ndaluarve në realizimin e vrasjes.