Personi në foto është biznesmeni Elidon Skëndaj i cili është shpallur në kërkim nga SPAK si anëtar i grupi kriminal që mbushi Europën me drogë.
Skëndaj dyshohet se fshihet në Dubai dhe ende nuk ka rënë në pranga. Ai ka edhe dy emra të tjerë, Devid Patrut dhe Devid Boraj.
Në dosjen e SPAK, Skëndaj në bisedat me anëtarët e grupit përmendej me nofkën ‘Bisha’ apo ‘Bisha new’.
Ai rezulton pronar i një bar kafeje tek zona e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës si edhe i një kompanie ndërtimi, Erking shpk.