Ballina Kulturë Katalogu i Ozzy Osbourne rikthehet në klasifikimet muzikore britanike

Katalogu i Ozzy Osbourne rikthehet në klasifikimet muzikore britanike

17
0

Katalogu muzikor i Ozzy Osbourne dhe grupit të tij “Black Sabbath“ është ngjitur ndjeshëm në klasifikimet muzikore të Britanisë pas vdekjes  së yllit të rrymës muzikore  “Heavy Metal”.

“The Ultimate Collection” i “Black Sabbath” është rikthyer në klasifikimin e albumeve, duke u ngjitur me 129 pozicione në vendin e 22-të.

Është njëra nga gjashtë daljet muzikore të Black Sabbath dhe Osbourne që gjenden këtë javë në top 200, përfshirë albumin “Paranoid” (1970) në vendin e  52-të, përmbledhjen e hiteve të Osbourne nga viti 2014 “Memoirs Of A Madman” në vendin 60-të, “Prince Of Darkness” në vendin 71 dhe albumin “Mob Rules” të Sabbath në vendin 107-të.

Oyyz Ozbourne, vdiq në moshën 76 vjeç.  Ai vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe nga disa probleme të tjera shëndetësore vitet e fundit, përfshirë disa  ndërlikime nga një kolaps në vitin 2019.

Ozzy Osbourne, i njohur edhe si Princi i Errësirës, dha koncertin e tij të fundit me Black Sabbath për herë të parë pas 20 vjetësh më 5 korrik. Grupi performoi një sërë hitesh për 40,000 njerëz në stadium dhe miliona të tjerë në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Osbourne ishte i martuar me Sharon, që njëkohësisht ishte edhe menaxherja e tij.

Kënga e famshme e Black Sabbath, “Paranoid”, e cila arriti vendin e katërt në vitin 1970, është rikthyer në Top 40 për herë të parë pas gati 45 vitesh.