Ballina Politika “Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv”, Tedi Blushi:...

“Kodi i ri Penal, instalim me ligj i regjimit represiv”, Tedi Blushi: Asgjëson lirinë e fjalës

23
0

Partia e Lirisë përmes Sekretarit të Përgjithshëm të saj, Tedi Blushi shprehu argumentet lidhur me draftin për ndryshimet në Kodin Penal.
Sipas tij ky kod shemb çdo standart kushtetues dhe ndërkombëtar të drejtësisë penale.

Postimi i Tedi Blushit:

Drafti i ri i antikushtetues i Kodit Penal është një atentat ndaj shtetit të së drejtës, që synon asgjësimin përfundimtar të lirisë në Shqipëri duke kodifikuar juridikisht autoritarizmin politik të regjimit të Ramaduros.
Ky Kod Penal është rikthim i Nenit famëkeq, “55” për agjitacion dhe propagandë.
Ky Kod është themeli i instalimit me ligj të Narkoshtetit, një manifest juridik i pushtetit absolut, që shemb çdo standard kushtetues dhe ndërkombëtar të drejtësisë penale, që e kthen shtetin në polici politike dhe e çimenton “drejtësinë” në armë në duart e Edi Ramës për të sunduar përmes frikës, ndëshkimit arbitrar dhe cënimit të lirive kushtetuese, duke shtypur në veçanti lirinë e fjalës, protestën dhe opozitën.
Shteti i represionit që synohet të instalohet me këtë Kod parashikon:
Burg për fjalën e lirë, sepse çdo kritikë, postim apo protestë mund të cilësohet “terrorizëm” apo “dezinformim” dhe kushdo mund të përfundojë me pranga në duar për “agjitacion e propagandë.
Burg për parkimin, sepse bashkimi i “krimeve” me “kundërvajtjet” i jep fuqi prokurorisë që të kthejë çdo gabim administrativ në vepër penale.
Burg për kontratat, sepse bizneset dhe individët ndëshkohen penalisht për mosmarrëveshje civile, ndërkohë që kontrabandistët dhe klientët e Qeverisë përfitojnë imunitet të paprekshëm.
Liri për të dënuarit me burgim të përjetshëm, sepse parashikohen hapësira për lirimin e tyre pa asnjë kriter të qartë, duke çelur rrugën për pazare të fëlliqura politike dhe legalizim të korrupsionit gjyqësor.
Liri për hajdutët me pushtet, sepse abuzimi me detyrën, shpërdorimi i fondeve publike dhe korrupsioni i lartë praktikisht dekriminalizohen përmes kufizimit ekstrem të dispozitave për ndjekjen e tyre.
Kodi i ri Penal i pakonsultuar me asnjë grup interesi të mirëfilltë, me asnjë OJF apo organizatë të të drejtave të njeriut, pa pyetur avokatët apo profesionistët e drejtësisë, por i prezantuar në terr, nuk është ligj, por një mjet shtypës.
Është vula ligjore e shtetit të mafies dhe si i tillë, duhet refuzuar, rrëzuar dhe dërguar në koshin e historisë bashkë me regjimin që e prodhoi.
I bëjmë thirrje çdo qytetari, intelektuali, juristi, çdo përfaqësuesi të shoqërisë civile dhe çdo aktori politik që beson te vlerat e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës të kundërshtojë me forcë këtë grusht shteti juridik ndaj lirisë, si tentativë kriminale për instalimin e shtetit të mafias.