Avokati Indrit Sefa, i ftuar në një emision televiziv ka ngritur shqetësime lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke theksuar mungesën e përshtatjes me realitetin shqiptar.
Sipas tij, shumë dispozita janë përkthyer fjalë për fjalë dhe cenojnë të drejtat e profesionistëve dhe të njeriut në tërësi. Ai apelon që hartimi i ligjeve të bëhet nga ekspertë të nivelit të lartë, duke pasur parasysh aspiratat europiane.
Indrit Sefa, avokat: Duhen ndryshime në Kodin Penal, sepse duhet të afrohemi drejt BE-së. Hartimi i kodeve duhet bërë nga njerëzit më të mençur të shoqërisë. Dispozitat thjesht janë përkthyer pa përshtatje. Ka vepra penale që cenojnë të drejtat e njeriut. Ka dispozita që cenojnë profesionistët. Ndryshimet janë si iniciativë që nga viti 2020. Ata që hartojnë Kodin duhet të jenë filozofë të së drejtës, se ka të bëjë edhe me mënyrën sesi e mendon shoqërinë shqiptare. Kushtetuta e parë e Republikës së Shqipërisë prsh ka qenë shumë e mirë, sepse ka krijuar balancë pushtetesh. Drejtësia e re ka bërë shumë punë, duhet të mbështetet masivisht nga shoqëria shqiptare.