Ballina Sport Luis Enrique pastron skuadrën: Shtatë lojtarë në listën e largimeve nga PSG

Luis Enrique pastron skuadrën: Shtatë lojtarë në listën e largimeve nga PSG

28
0

Luis Enrique ka përcaktuar planin e Paris Sain-Germain për këtë afat kalimtar veror, duke dorëzuar një listë me shtatë lojtarë që nuk janë në planet e tij. Qëllimi është lirimi i hapësirës në paga dhe krijimi i mundësive për përforcime të reja që do ta mbajnë ekipin konkurrues në Evropë.

Sipas mediumit Fichajes, ndër emrat që pritet të largohen janë lojtarë të rëndësishëm si Marco Asensio, Randal Kolo Muani, Milan Skriniar dhe Renato Sanches. Këta nuk kanë bindur trajnerin spanjoll dhe janë vendosur jashtë projektit të sezonit të ri.

Milan Skriniar është pranë kalimit te Fenerbahce, ku Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht. Klubi turk po shfaq interesim edhe për Marco Asension, i cili ka humbur rolin e tij kyç te PSG dhe kërkon një fillim të ri.

Carlos Soler gjithashtu mund të largohet, pasi ka oferta nga klubet spanjolle dhe një rikthim në La Liga shihet si mundësi reale për mesfushorin. Ai është një tjetër lojtar që nuk ka arritur të bindë Enriquen.

Situata e Kolo Muanit është më e ndërlikuar. Pas huazimit te Juventusi në fund të sezonit të kaluar, ai po pret nëse klubi italian do të bëjë një ofertë zyrtare.

Ndërkohë, edhe Renato Sanches, Nordi Mukiele dhe i riu Ilyes Housni janë jashtë planeve totalisht.

PSG, kampione në fuqi e Ligës së Kampionëve, synon të bëjë disa shitje në javët në vijim për të përforcuar skuadrën. Enrique ka bërë të qarta prioritetet e tij, dhe tashmë bordi duhet të marrë vendimet përkatëse.