Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme tregon qartë si Erion Veliaj përdori pushtetin që të jep posti i kryetarit të bashkisë më të madhe në Tiranë për të pasuruar veten dhe familjen.
Në dosjen prej 500 faqesh zbulon se nga shpikja në Planin e Detajuar Vendor në 2021 e rrugës ‘Hajdar Kërçiku’ mbi “Shkollën e Kuqe’, i ka rritur vlerën e pronës së zotëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa me mbi 37 milionë lekë.
SPAK ka bashkuar në dosje, jo vetëm kallëzimin e Nesti Angonit por dhe kallëzimin e mjekes Lindita Çoku, e cila denconoi shpërdorimin e detyrës së kryebashkiakut që në Plan krijoi rrugën që mbivendosej në pronën e saj dhe të disa familjeve të vjetra tiranase, e në realitet faktit nuk ekzistonte.
SPAK zbardh të gjithë skemën, nga shitja fiktive e tokës për të shmangur konfliktin e interesit tek projekti i ndërtimit të pallatit që hartoi miku i Ajolës, Alban Eftimiu.
Padia në SPAK e Çokut u bë më 15 tetor 2024.
Si nisi
E gjitha në 24 shtator 2021 kur në Planin e Detajuar Vendor të njësisë TR7 shtohet rruga “Hajdar Kërçiku’. Rruga inekzistente në realitetin faktit, në hartë ekzistonte dhe mbivendosej mbi prona private, përfshirë dhe banesën e zonjës Çela (me sipërfaqe 176 metra katror dhe ndërtesën 96 m katror.
Rruga inekzistente e cila deri në atë kohë nuk kishte as emër, por më pas u pagëzua me emrin e ish-arkitektit të Bashkisë së Gracit, Hajdar Kërçiku, ishte një rrugicë shumë e ngushtë, qorre pa dalje dhe që u shërbente si hyrje vetëm disa banesave, në brendësi të nën njësisë TR7.
Pak muaj më vonë nga miratimi i PDV TR/7, konkretisht më 19 tetor 2022, Veliaj miratoi lejen e ndërtimit për ‘Godinë banimi dhe shërbimi në rrugët “Qemal Stafa’ dhe Faik Tërnova’ në pronën e cila zotërohet në bashkëpronësi nga Agron Xoxa, xhaxhai i Ajola Xoxës, dhe vetë ajo në mënyrë indirekte.
Leja e ndërtimit për pallatin 11 katësh me 2 kate parkimi nëntokë është nënshkruar elektronikisht nga Erion Veliaj, 19 tetor 2022, në orën 17:25 zbulon SPAK.
Blerja në cash dhe kontrata fiktive
Për të fshehur lidhjen e drejtpërdrejtë – pra konfliktin e interesit – të kryetarit të Bashkisë me pronën mbi të cilën ai më vonë firmosi lejen e ndërtimit bëjnë një kontratë shitblerje fiktive
Djali i xhaxhait i Ajola Xoxës, Valmir Xoxa bleu fiktivisht dy troje në rrugën Qemal Stafa‘ nga Ajola dhe Valbona Xoxa në vlerën e 140 mijë eurove. Përkatësisht 546. 11 m2 truall dhe sipërfaqe ndërtimore 130 m2 dhe një 369 m 2 truall dhe sipërfaqe ndërtimore 147 m2.
Blerja e këtyre dy pronave me vlerë 60 mijë dhe 80 mijë euro, u bë më 21 dhjetor 2020 ndërkohë që SPAK ka provuar se ai nuk kishte mundësi financiare për të blerë.
Përgjatë një periudhe 4 mujore, prej datës 30 nëntor 2020- 23 prill 2021 në llogarinë e tij në euro ai ka derdhur në formë Cash një shumë totale prej 125 mijë eurosh në 5 ditë të ndryshme. Rezulton se pikërisht në këtë datë sapo ka bërë derdhjen e shumës në cash në llogaritë e tij po atë datë ka kryer dhe transfertën kundrejt llogarisë së noteres lidhur me kontratat për blerjen e tokës.
Rruga e Ajolës ishte lapsus?!
Më 24 shtator 2021 me vendimin nr 36848 Veliaj miratoi Planin e Detajuar Vendor të njësisë strukturore TR7 . Faza 1. Ndryshe nga realiteti, harta e cila pasqyron këtë zonë paraqet realitet tjetër. Konkretisht në hartë konstratohet se në nnnënjësinë në pjesën lindore të rrugës Faik ‘Tërnava’ është shtuar një rrugë e cila në realitet nuk ekziston.
Kjo rrugë jo vetëm kalon në brendësi të kësaj nën njësie por mbivendoset haptazi me pronën të cilën Lindita Coku e zotëronte prej vitesh por dhe disa familjeve të vjetra tiranase.
Dy punonjëse të bashkisë, Soviela Shehu, specialiste e sektorit të makroplanifikimit vendor, në varësi të Drejtores se Planeve të Përgjithshme Vendore dhe Aida Frakullës, specialiste në sektorin e planeve të detajuara vendore në bashkinë e Tiranës e quajtën ‘lapsus’ rrugën e re.
Gjatë dëshmisë së Aida Frakullës, dhënë më 30 qershor 2025 në SPAK ka thënë se ka qenë propozim konkret nga zyra arkitekturore Atelier 4, e Alban Eftimiut dhe Arch4. Pra ka ardhur propozimi prej tyre.
Ndërsa bashkia e justifikoi zgjerimin e rrugës që nuk ekzistonte si një mundësi për të rritur aksesin e nënnjësive, prokuroria thotë se i vetmi akses që “që synohet nga miratimi i PDV në fjalë provohet qartë se lidhet me objektin që do të ndërtohet (tashmë ka përfunduar) në pasurinë e shtetases Ajola Xoxa.
Plani i Detajuar vendor i njësisë strukturore TR 7 është miratuar në kundërshtim me Planin e përgjithshën vendor të Bashkisë së Tiranës të vitit 2017
“Kryteari i bashkisë në ushtrim e funksionit të tij është kompetent për miratimin e aktit administrati (PDV) në formë por nuk gëzon asnjë kapacitet ligjor për krijimin e rrugëve të reja’ thuhet në dosje
Shpërdorimi vijon kur Veliaj nuk e paraqet si rrugë të re, por si rrugë objekt për zgjerimin e një rruge ekzistuese.. që në fakt nuk ka ekzistuar kurrë- „duke bërë që në këtë mënyrë që procedura të përfshihet në kompetencat e tij ligjiore‘. Pra Veliaj ka miratuar një akt administrativ (PDV TR7) mbështetur mbi fakte të rreme.
Por kush ka qenë interesi i familles Veliaj?
Paraja!
Me ndryshimin qe bëri koeficienti I ndërtimit u rrit nga 3.25 në 3.81 për çdo njësi duke i dhënë një sipërfaqe ndërtimi 512 m2 më shumë dhe intensitet ndërtimi 391.7 m2 më shumë.
Diferenca në sipërfaqe të përfituara nga ndryshimi i koeficentit të ndërtimit ne Lejen e Ndërtimit është 3365.7m2-2974m2= 391.7 m2, vlerë 37,211,500 Leke.
Çfarë thuhet në dosje
“Ka ndryshuar intesiteti i ndërtimit ku në PPV ka qënë i përcaktuar 3.25, ndërsa ndryshimet e miratuara për këtë Njësi Strukturore NR.7 në këtë PDV është miratuar 3.81 për çdo nënnjësi. Ky intesitet nuk duhet të ishte i njëjtë për çdo nënnjësi pasi siperfaqja e tyre nuk është e barabartë dhe ndryshojnë pozicionimi i tyre në terren, lidhja me rrugën dhe pasuritë kufitare;
Në rast se pasurite do te zhvilloheshin me kondicionet e PPV ne fuqi intesiteti i ndertimit do te ishte 3.25 dhe siperfaqja e perfituar do te llogaritej me koeficentin 3.25:
Sipërfaqja e truallit që zhvillohet 915.14 m2 x 3.25=2,974m2
Siperfaqja e perfituar nga ndryshimi i intesiteti i ndertimit 3.81 me kondicionet urbane e miratuara ne PDV Faza e Parë është llogaritur:
Sipërfaqja e truallit që zhvillohet 915.14 m2 x 3.81= 3,486 m2
Diferenca në sipërfaqe të përfituara nga ndryshimi i koeficentit të ndërtimit 512m2.
(Konkluzion i shenuar edhe ne oponencen e Institutit te ndertimit Nr.1623/3 Prot date 14.07.2022 per projektin e miratuar)
Siperfaqja e perfituar nga ndryshimi i intesitetit të ndertimit dhe miratimi i Lejes se Ndertimit me intesitet 3.68 (intesitet i miratuar ne Lejen e Ndertimit) është 3365.7m2 i përshkruar në projektin arkitektonik të objektit.
Diferenca në sipërfaqe të përfituara nga ndryshimi i koeficentit të ndërtimit ne Lejen e Ndërtimit është 3365.7m2-2974m2= 391.7 m2, vlerë 37,211,500 Leke