Në Partinë Demokratike vijojnë të dalin në dritë pakënaqësitë dhe tensionet e brendshme. Pas Çim Pekës një ditë më parë që sulmoi Belind Këlliçin, kësaj radhe është Adriana Kalaja, kryetare e gjykatës së partisë, e cila vijon sulmet për “armiqtë e brendshëm” të partisë.
Pa përmendur emra konkretë, kësaj radhe duket se Kalaja i drejtohet simbolikisht Sali Berishës, duke shprehur zhgënjimin ndaj mënyrës se si ai po i fut në gjirin e partisë djemtë plangprishës.
Ajo kujdeset të theksojë në fund se çdo përputhje me situatën aktuale nuk është e rastësishme, duke lënë të kuptohet se fjala e saj është një qëndrim i vetëdijshëm ndaj zhvillimeve në PD.
Më poshtë, statusi i plotë i Adrianës Kalaja:
Kur falja të kthehet në bumerang……
Mirë bën që i hap derën djalit plangprishës, por kur e vendos atë në krye të qoshes, ke humbur shumë.
Shumë……
Madje, pa mbyllur derën akoma.
Ke humbur djalin që fale, se ai nuk kuptoi çfarë bëri dhe është i destinuar t’a bëj sërish.
Koha e ka treguar tashmë.
Kjo falë privilegjeve të pamerituara që i dhe, me gjithë dëmin që i krijoi familjes.
Humbe djalin besnik, të përkushtuar e që të qëndroi në krah, në të keq e në çdo vështirësi. Pavarësisht pasojave.
Ndërkohë, ditët ikin dhe shuhet vija ndarëse midis djalit plangprishës dhe kush djalit besnik e i përkushtuar.
Përtej avllisë, komshiu qesh se ashtu i shkon për shtat.
Sheh sesi ti prishe rregullat e familjes.
Gjithsesi,
Gjithmonë ka kohë për ta futur familjen në rrugën e duhur.
Gjithmonë ka kohë.
Varet, a ka vullnet për ta bërë këtë.
Gjithmonë ka kohë…….
Kush është morali i këtij statusi do thoni Ju?
Kekun mund ta bësh në orë të ndryshme të ditës, por po i fute të njëjtët përbërës, të njëjtin rezultat do kesh 😉
Upsssssss se e ngatërrova.
Jepi secilit vendin që meriton.
PS: Çdo koençidensë me situatën aktuale, nuk është e rastësishme.