Momenti kur një makinë është zhdukur në mes të rrugës është kapur në kamera. Ngjarja ka ndodhur në Singapor, në një rrugë ku po kryheshin punime.
Makina ishte në lëvizje, kur në asfalt hapet një gropë e madhe që praktikisht e “gëlltit” makinën plotësisht, teksa një punëtor i rrugës shtanget nga ajo që po i shohin sytë.
Shoferi që po ngiste makinën u nxor nga gropa dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor.