Ballina Kronika Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në...

Po drejtonte një automjet bujqësor/ 67-vjeçari del nga rruga, humb jetën në spital

0
22

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti bujqësor që drejtonte doli nga rruga në fshatin Viçisht të Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, kur dyshohet se i moshuari humbi kontrollin e mjetit.

Ai u dërgua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në fshatin Viçisht, shtetasi R.L., 67 vjeç, duke drejtuar një automjet bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 67-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.