Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve në Librazhd.
Fabrika ishte në pronësi të shtetasit Ergys Agasi i cili pak ditë më parë u thirr në SPAK
Vendimi për sekuestro ka ardhur në kuadër të një hetimi që po kryen Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me partnerët e huaj për një rrjet të madh kontrabande të cigareve i cili u godit pak kohë më parë. Agasi i cili sipas Arben Ahmetajt është koordinatori i kryeministrit Rama me krimin e organizuar, e kishte blerë fabrikēn e kontrabandës vetëm pak kohë para se të kryhej operacioni.