Ballina Kronika Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false, arrestohet 41-vjeçari gjeorgjian në Rinas

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false, arrestohet 41-vjeçari gjeorgjian në Rinas

0
20

Një 41-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi tentoi të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar me një pasaportë greke të falsifikuar.

Shtetasi G. Z., fillimisht u paraqit në sportelin e Policisë me pasaportën e tij gjeorgjiane dhe një biletë për në Budapest, por më pas u kap te porta tjetër e imbarkimit, duke u përgatitur të udhëtonte drejt Mançesterit, me një pasaportë greke false.

Pas kontrollit fizik dhe të bagazhit, policia i gjeti dokumentin e falsifikuar dhe një kartë imbarkimi me të njëjtat të dhëna. Ekspertiza paraprake tregoi se pasaporta greke ishte false.

Policia Kufitare veproi në bashkëpunim me autoritetet britanike, të cilat kishin dhënë informacion paraprak për rastin.

Shtetasi është arrestuar për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve dhe vizave” dhe çështja i është referuar Prokurorisë.