Ballina Politika Xhaferraj ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Ky njeri që mbeti i sanksionuar s’e largon...

Xhaferraj ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Ky njeri që mbeti i sanksionuar s’e largon dot Ramën kurrë

31
0

E njohur si e paqëndrueshme prej vitesh – marrëdhënia politike me kryetarin e partisë – Ferdinand Xhaferaj i është rikthyer kërkesës së tij për largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së.

Ai thotë se tani Berisha duhet të largohet për shkak të humbjes në zgjedhjet e 11 majit dhe se konsiderimi i kësaj gare si farsë elektorale prej Berishës, është për Xhaferajn, alibia e tij për të mos u larguar nga drejtimi i PD-së.

“Reformoi statutin, vendosi në nenin 46 të statutit që kryetari në çfarëdolloj rrethane dhe pa asnjë justifikim jep dorëheqje nëse humbet zgjedhjet dhe nuk pranon të japë dorëheqjen dhe të largohet”, u shpreh Xhaferaj.

I mirëpritur deri diku rikthimi i Berishës prej tij, më shumë si një vokacion i shprehur nga anëtarësia pas debateve të brendshme të demokratëve, të nisura në 9 shtatorin e 2021-shit, Xhaferaj zgjedh të rikthehet tek pika zero e debatit.

“Rikthimi është vetëm për axhendë personale. Ku mund t’a çojë opozitën ky njeri që akoma ngeli i sanksionuar dhe nuk lejohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikë dhe në Britanisë e Madhe” tha Xhaferaj.

Në gjykimin e tij, Kryeministri Edi Rama mund të largohet nga pushteti, por vetëm nga një opozitë që sikundër thotë duhet të ketë drejtim të ri. Për vete ka vendosur të marrë një iniciative, njësoj si ajo e inicuar prej Berishës, para 4 vitesh të pagëzuar prej tij “Foltore” shkruan javanews. Ai thotë se ka mbështetje në bazë, ndërsa sfidon edhe grupin e ri parlamentar.

“Për disa kolegë që mua më vjen keq që po kthehen në rrogëtar, por Partia Demokratike është shumë e më shumë më tepër se kaq”, nënvizoi ai.

Xhaferraj shprehu kritika për disa iniciativa të qeverisë, sikundër ishte edhe aksioni ne Theth në mes të sezonit turistik.