Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë kanë arritur në konkluzionin se klima e të bërit biznes në Shqipëri ka rënë në raport më një vit më parë.
Në indeksin e realizuar gjatë këtij viti por që merr në konsideratë zhvillimet e 2024, rezulton se klima ekonomike është vlersuar me 46.4 pikë nga 100 të mundshmet. Ky vlerësim është 1 pikë më pak se viti 2023.
Por ndërkohë bizneset e anketura janë shprehuar më optimiste mbi pritshmëritë e këtij viti.
Shqetësimi kryesor që ka ndikuar në rënien e besimit për klimën e biznesit është mungesa e gjetjes së stafit të kualifikuar.
Rreth 70% e sipërmarrësve të anketuar janë shprehur të shqetësuar për këtë fenomen.
Ndërkohë në vënd të dytë vlersohet si shetësim monopoli dhe mungesa e konkurrecës, ekonomia informale, zbatimi i taksave si dhe korrupsioni.
Prej dy vitesh tregu po kërcënohet nga mungesa e stafit të kualifikuar. Pavarësisht zëvendësimit të tyre me punëtorë të huaj, eksperienca po tregon se ata nuk kanë rendiment dhe qëndrueshmeri në punë.
E gjithë kjo situatë po shoqërohet me presione për rritje pagash në treg.
Nga ana tjetër biznest vlerësojnë më pozitivisht rendin dhe sigurinë, furnzimin me energji, si dhe marrëdhëniet me institucionet fiskale.